Djali i Beckham ‘harron’ Rita Orën, kapet duke u puthur me këtë femër

 

Djali i çiftit Beckham,Brooklyn, është kapur duke u puthur me një femër pak ditë pasi pati zëra se ai po flirton me Rita Orën.

Në mediat e huaja këto ditë është diskutuar rreth një flirti mes këngëtares shqiptare, Rita Ora dhe djalit të çiftit Victoria dhe David, Brooklyn Beckham, transmeton lajmi.net.

Kjo ishte bërë e ditur nga një i afërm i familjes së tyre për ”The Sun”, aty ku po ashtu thuhej se Victoria e kishte kundërshtuar një gjë të tillë.

Ndërsa sot janë publikuar disa foto të tij me Hana Cross, me të cilën Brooklyn shihet duke u puthur gjatë një shëtitje rrugëve të New Yorkut.

Sa u përket raporteve të afërta mes tij dhe Ritës, është diskutuar se ai dhe këngëtarja shqiptare janë kapur duke flirtuar në një bar dhe disa mesazhe në të cilat kanë ngacmuar njëri-tjetrin ua ka zbuluar Victoria./Lajmi.net/