Djali kërkonte t’i shkurtonte flokët si në video, berberi ia bënë në kokë edhe butonin “play”

Shumë nga ne dëshirojnë që flokët t’i shkurtojmë ashtu siç na pëlqen, ashtu siç edhe i themi berberit.

Por një burrë në Kinë ka mbetur i çuditur se sa shumë i shikon detajet berberi ku ai preu flokët së fundi.

Bëhet fjalë për një trekëndësh të bërë në kokën e tij, pasi që klienti në fjalë kishte kërkuar nga berberi t’i printe flokët si një djalë në fotografi.

Por fotografia ishte e shkëputur nga një video e cila kishte në të butonin “play”, buton ky që edhe u vendos në kokën e djalit.

Tashmë kjo video është bërë virale dhe po shkakton shumë të qeshura.