Do befasoheni por Aida Baraku kaq vite ka mbushur sot

 

Do befasoheni por sot këngëtarja, Aida Baraku ka mbushur plot 50 vite.

Artistja e cila pushtoi skenën shqiptare gjatë viteve të ’90-ta, Aida Baraku sot feston ditëlindjen e 50-të, shkruan lajmi.net.

Ajo ka vite që është larguar nga skena, madje edhe nga publiku e rrjetet sociale pa të cilat pak nga njerëzit mund t’ia dalin.

Megjithatë, hitet e saj mbahen mend akoma si “Titanik” dhe “Shoqe”, që lirshëm mund të thuhet se pëlqehen edhe sot.

Aida po qëndron jashtë mediave por që shkruan dhe kompozon për disa artistë të estradës tonë. /Lajmi.net/