Doktori i jep 4-vjeçarit biskota me kanabis

 

Një doktor në Kaliforni po përballet me humbjen e licensës së punës pasi i dha një djali 4 vjeçar biskota me kanabis.

William Eidelman, një mjek popullor, tha se doza të vogla marijuane do të ndihmonin në kontrollimin e zemërimit tek fëmija.

Mjeku diagnostikoi djalin me çrregullim bipolar dhe çrregullim të vëmendjes (ADD).

Bordi Mjekësor i Kalifornisë vendosi të anulojë licencën e mjekut. Bordi tha se nuk kërkoi anulimin e licensës për shkak se mjeku i dha kanabis fëmijës, por sepse ishte neglizhent në kujdesin dhe trajtimin ndaj tij, si edhe nuk ishte konsultuar me një psikiatër për rastin.

Babai i djalit u konsultua me Eidelman në shtator të vitit 2012, sepse djali i tij kishte sjellje të keqe në shkollë. Doktori i rekomandoi sasi të vogla droge, gjë e cila u zbulua nga infermierja e shkollës që i kërkoi fëmijës ti jepte biskotat me kanabis gjatë kohës së ushqimit të drekës.

Gjithashtu babai i fëmijë kishte ADHD dhe çrregullmi bipolare.

Ai filloi të përdorte marijuanë dhe kjo sipas tij e ndihmoi të qetësohej, të ndryshonte sjellje ndaj gruas ndaj që cilës më parë shfaqte zemërim.

Babai i kishte dhënë drogë edhe djalit më të madh, i cili gjithashtu ishte diagnostikuar me ADHD dhe çrregullime bipolare.

Ai tha se marihuana kishte pasur një “efekt pozitiv” për të dy fëmijët e tij.

Eidelman ka apeluar kundër vendimit, të bërë më 4 janar, dhe thotë se do të vazhdojë të praktikojë profesionin.

Përdorimi i kanabisit medicinal ka qenë ligjor në Kaliforni që nga viti 1996 dhe Eidelman vlerëson se i ka rekomanduar ilaçin mijëra pacientëve.

 

/Ora News.tv/