Doni te flini mire dhe te shmangni pagjumesine ? Ja cfare duhet te beni

Në rast se ju ka ndodhur të numeroni delet me mijëra herë dhe nuk ju ka zënë gjumi, apo zgjoheni vazhdimisht ne ju japim disa këshilla të vlefshme se si të flini mirë duke shmangur pagjumësinë.

Loading poll ...

Problemet në jetën e përditshme, në shkollë apo punë na shtojnë stresin, ankthin dhe sigurisht ndikojnë edhe në cilësinë e gjumit.

Një nga këshillat kryesore është të shmangim aktivitetin fizik afër orës së gjumit sepse organizmit i shtohet gjallëria. Ju këshillojmë të bëni aktivitete më qetësuese si leximi i një libri.

Pini pije të ngrohta qetësuese si kamomili dhe kujdesuni të mos shtriheni për të fjetur me barkun plot nga një darkë e pasur me ushqim të bollshëm e të rëndë për stomakun. Zgjidhni pjata me përmbajtje magnezi dhe proteinash si perimet apo drithërat integrale.

Largohuni prej smartfonit, tabletit dhe dritës së fortë në dhomë. Drita stimulon nervin optik i cili i çon impulse trurit, mendja nuk arrin të qetësohet dhe as trupi.

Mundohuni të flini në orare të rregullta dhe të shmangni kafetë.

Dhoma në të cilën do të pushoni duhet të jetë larg zhurmave dhe në temperaturën 20gradë.

Këshillohet pak meditim përpara gjumit. Shmangni mendimet dhe përqëndrohuni tek frymëmarrja dhe qetësia dhe mos harroni te na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .