Drake ndjek Kim Kardashian në rrjete sociale, Kanye West ‘shpërthen’ me akuza ndaj tij

Kanye West sërish ka filluar një ‘luftë’ virtuale me reperin Drake.

Kanye West përmes rrjetit Twitter ka akuzuar Drake sërish, kësaj radhe për arsyen se i bëri ‘follow’ në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

“Unë kurrë nuk e kam ditur deri këtë mëngjes se Drake ndoqi gruan time në Instagram qysh prej shtatorit”, ka shkruar Kanye.

Ai po ashtu thotë se kjo është gjëja më e keqe, pasi reperi ka probleme me Drake

“Më është dashur të flas për këtë sepse është gjëja më e keqe dhe unë e pashë vetëm këtë mëngjes. Paramendoni të keni problem me dikë dhe ata ndjekin gruan tënde në Instagram”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/