Drita – Feyenoord, formacionet zyrtare

Drita ka përballë skuadrën holandeze, Feyenoord në Prishtinë.

Skuadra e Dritës do të përballet me atë të Feyenoordit në kuadër të kualifikimeve të Europa Conference League në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Ky do të jetë takimi i parë, ndërsa pas një jave do të jetë takimi i dytë në “De Kuip” ku pritet të kuptohet epilogu pas dy ndeshjeve.

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka deklaruar se Drita luan futboll të mirë dhe janë të rrezikshëm me kundërsulme, ndërsa edhe ylli i skuadrës, Jens Toornstra ka deklaruar se Drita nuk duhet nënvleftësuar.

Në anën tjetër, trajneri Ardian Nuhiu deklaroi se është sportive të besosh në kualifikim.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

Drita: Maloku, Limani, Jamal, Cuculi, Blakqori, Vucaj, Jashari, Muja, FAzliu, Ajzeraj, Simonovski.

Feyenoord: Biljow, Malacia, Senesi, Fer, Pedersen, Til, Kocku, Toornstra, Sinisterra, Bannis, Linssen.


Kombëtarja e Kosovës tek femrat arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla

Renditja Kombëtareve në grupe të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”