Drita me paraqitje fantastike barazon ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit

Ka përfunduar ndeshja e parë ndërmjet Dritës dhe Feyenoordit.

Ka përfunduar ndeshja e parë ndërmjet Dritës dhe Feyenoordit i vlefshme për kualifikimet e Europa Conference League, shkruan lajmi.net.

Drita me një paraqitje mjaft solide gjatë dy pjesëve arriti t’i shkaktojë probleme Feyenoordit ndonëse ka 33 herë më pak vlerën e skuadrës.

Gjilanasit rrezikonin përmes kundërsulmeve ku sulmuesi, Marko Simonovski pati disa herë raste por që u ndal nga mbrojtja e Feyenoordit.

Në pjesën e dytë, Feyenoordi pati një rast, por që goditja e lojtarit përfundoi jashtë kuadratit të portës.

Sidoqoftë, skuadrat nuk arritën të “tundin” rrjetën e kundërshtarit dhe tani Drita shkon në Rotterdam më një barazim të vlefshëm.

Rezultati përfundimtar, Drita 0-0 Feyenoord./Lajmi.net/


Përfundon baras pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, gjithçka mbetet e hapur ndërmjet Dritës dhe Feyenoordit

ZYRTARE: Bernard transferohet tek Sharjah