Dua Lipa fillon numërimin nga prapa për këngën e re

  Kënga e re e Dua Lipës do të jetë kolonë zanore e një filmi.      

Dua Lipa përmes një statusi në Instagram, ka treguar se tashmë ka filluar numërimin për publikimin e këngës së re, shkruan lajmi.net.

Projekti i ri i Duas do të jetë kolonë zanore e filmit “Alita”, premiera e të cilit do të dalë në kinema në muajin shkurt.

Kësaj kënge, këngëtarja shqiptare ia ka shoqëruar edhe videoklipin dhe publikohet më 25 janar.

“Unë kam filluar numërimin… po ju? 25.01.19”, shkruan Dua, duke shkëputur disa imazhe nga klipi i ri. /Lajmi.net/

                    View this post on Instagram                            

 

 I’ve got my countdown on… do you? 25.01.19 #Alita @alitamovie 

A post shared by   Dua Lipa  (@dualipa) on