Dua Lipa në momente intime me të dashurin në pushime

 

Dua Lipa ka nisur pushimet në një vend të mbuluar me borë.

Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se pas shumë angazhimeve në muzikë, ka nisur pushimet, shkruan lajmi.net.

Këngëtaren në këto pushime po e shoqëron i dashuri i saj, Isaac Carew, me të cilin solli edhe disa imazhe në Instagram.

Në një prej tyre, çifti shihen në një moment intim, teksa po i dhuronin njëri-tjetrit puthje pasionante.

Kujtojmë se pas këngës së fundit “Swan Song”, Dua Lipa po punon rreth projekteve të reja muzikore. /Lajmi.net/