Dua Lipa reagon ndaj komenteve negative

Dua Lipa përmes disa statuseve në Twitter, ka reaguar kundër komenteve që po shpërndahen në rrjete sociale.

Dua Lipa, duke bërë thirrje që kushdo që komenton diçka, të thotë të paktën një fjalë të mirë, ka reaguar lidhur me komentet negative, shkruan lajmi.net.

“Të duhen vetëm 10 sekonda që të shohësh njerëzit duke krahasuar gratë dhe rrudhat e tyre. Shumë urrejtje në vend. Neve na pëlqen të flasim për feminizmin dhe lidhjen e afërt mes motrave, por siç shihet është vetëm pushtet. Gjej pak kohë që të bësh/thuash diçka të mirë. Ndoshta bën ndryshim për të mirë në jetën e dikujt”, shkruan Dua.

Këngëtarja po ashtu kishte një porosi për ata që pranojnë komente negative, duke thënë që ‘tweet’ dhe komentet tjera negative që i bëjnë të ndihen keq t’i injorojnë.

“Unë vetëm dua të ju them juve që asnjë nga këto çmenduri të internetit nuk kanë rëndësi, asnjëherë mos lejo që opinionet e të tjerëve të definojnë ty se si ndihesh. Mënyra të vogla për të mbrojtur zemrën time, pasi që edhe unë jam si ju… i ndjej të gjitha”, ka shkruar ajo.