Dua publikoi video duke folur shqip në fëmijëri, ja çfarë i komentuan Bebe Rexha dhe Gashi

  Dua Lipa dje publikoi një video të realizuar në fëmijëri, në të cilën shfaqet duke folur shqip.           Dua Lipa në këtë video është pranë motrës së saj Rinës, ndërsa mënyra se si fliste ua rrëmbente zemrat të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pranoi shumë komente nga ndjekësit, e në mesin e tyre edhe atë nga Bebe Rexhës dhe Gashit.

“Jam e vdekur”, ka shkruar Bebe, duke ia shtuar edhe disa figura me zemër.

Në anën tjetër, reperi Gashi ka shkruar “Unë jam Dua Lipa, sikur keni pak respekt për emrin tim. LEGJENDË”. /Lajmi.net/