Duas i ndodh e papritura me të dashurin

Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Isaac Carew këto ditë po pushojnë në Ishujt Bahame.

Dua Lipa dhe Isaac Carew këto ditë po shijojnë në maksimum pushimet, por atyre u ndodhi diçka e papritur, shkruan lajmi.net.

I dashuri i këngëtares ka humbur telefonin, andaj ata janë detyruar të shfrytëzojnë një llogari të përbashkët në Instagram.

“Isaac e humbi telefonin në oqean. Kështu që kjo është zyrtarisht llogaria jonë e përbashkët deri në lajmin e radhës”, ka shkruar Dua.

Për ndryshe, çifti dukeshin shumë të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit derisa po bënin plazh.