Dukesha e Sussex-it nuk e harron zakonin e vjetër

 

Meghan Markle, dukesha e Sussex-it, bëri një vizitë zyrtare në Teatrin Kombëtar të Londrës të mërkurën për herë të parë që kur u bë mbrojtëse mbretërore.

Ish aktorja Meghan u kthye në rrënjët e saj teatrale, duke u parë si një pjesëmarrëse sipas agjencisë së lajmeve të Shoqatës së Shtypit në Mbretërinë e Bashkuar (PA), shkruan CNN transmeton lajmi.net.

Dukesha mësoi gjithashtu për punën e teatrit dhe u takua me anëtarët e stafit, sipas një deklarate nga Kensington Palace.

Meghan e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë ishte veshur me një fustan rozë dhe xhaketë gjatë vizitës, duke u takuar me Rufus Norris, drejtorin e Teatrit Kombëtar.

Dyshja u takuan në dhjetor përpara njoftimit se dukesha do të bëhej mbrojtëse e themelimit në janar, sipas AP.

Roli i ri i saj është një nga dy patronazhet që janë kaluar nga Mbretëresha Elizabeta II, sipas pallatit.

Meghan u emërua si mbrojtëse e katër organizatave bamirëse që i mbështesin gratë, arsimin, artet dhe kafshët.

Ndryshe, Markle kishte një karrierë të gjatë dhjetëvjeçare në televizion, sidomos duke luajtur Rachel Zane në Suits, një seri e dramës ligjore amerikane. /Lajmi.net/