E ardhmja e Eriksen, gjigantët e Europës mund të realizojnë ëndrrën e danezit

Bayern Munich duket se ka vënë në shënjestër Christian Eriksen.

Bavarezët janë interesuar për danezin kur ky i fundit kishte akoma vështirësi tek Inter-i.

Eriksen ka qenë shumë afër gjermanëve, por goli në derbin e Kupës së Italisë kundër Milan-it ka ndryshuar gjithçka.

Pas problemeve kardiake në Europian, tashmë të hedhura pas krahëve, danezi që po stërvitet me Chiasso-n është kthyer në vëmendjen e Bayern Munich.

Eriksen ka dëshirë të luajë në Katar 2022 dhe Bayern mund të jetë një rast shumë i mirë.

Nagelsmann mund të ketë një alternativë cilësore për Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich, të cilët kanë pak konkurrencë deri tani.


Dortmund i jep një “shuplakë” Freiburg-ut, Haaland realizon golin historik (Video)

Qytetarët hedhin në koshin e mbeturinave deputetin/ Bujari Nishani publikon videon dhe jep mesazhin