E fundit, Eugena Tomini : Nuk kemi zgjidhje tjeter, kapacitetet jane ezauruar me 80% dhe e vetmja gje eshte

Zv. Ministrja e Shendetesise Eugena Tomini ka paralajmeruar karantine te plote.

Ajo është shprehur sot gate nje interviste se ka një rritje të numrit të rasteve që kërkon shtrimin në spital.

Tomini tha se janë ezauruar deri në 80% të shtretërve, përfshirë edhe dy spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës.

“Kemi një transmetim komunitar, një transmetim me një inci dencë të lartë të rasteve të konfirmuara.

Kjo, konfirmuar jo vetëm me pozitivitetin, por edhe me rastet që kanë kërkuar shtrim spitalor kundrejt shtimit të kapaciteteve në shtretër në nivelin qendror, ku kemi ezauruar deri në 80% të shtretërve përfshirë dhe dy spitalet rajonalë, spitalin e Durrësit dhe spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë, kemi një zbritje të fashës moshore drejt grupmoshave aktive, 15-24 dhe 25-34 vjeç”.

Sipas Tominit, karantina do të jetë ‘gu ri’ i fundit i përodrur kundrejt shtre ngimit të masave.

“Gjithkush nga ne nuk do të donte të shkonim drejt një karantine totale. Për më tepër do të jetë guri i fundit i kapur apo i përdorur përkundrejt shtimit të masave.

Por dua të theksoj përgjegjshmërinë e secilit nga ne, duhet të jemi të gjithë të përgjegjshëm për zbatimin e masave.”, tha ajo,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.

Mino Raiola lëshon ‘bombën’ për Haaland, katër klube nga Anglia mund ta transferojnë atë

Horoskopi për nesër, e mërkurë 24 shkurt 2021