E hoqën nga puna, Alesia Bami zbulon të vërtetën

 

Në rrjete sociale ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se balerina dhe velina e emisionit “Stop”, Alesia Bami është larguar nga emisioni.

E gjithë kjo vjen për shkak të një paraqitje të saj televizive në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, shkruan lajmi.net.

Për këtë, Bami ka reaguar edhe në llogarinë e saj, InstaStory për të gjithë fansat e saj që ishin kuriozë të dinë të vërtetën.

“Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në Top Channel dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri”, janë fjalët e Alesias. /Lajmi.net/