E njohu kur ishte 13 vjeç, Babagjyshi i propozon për martesë dashurisë së jetës

Dëshira e një Babagjyshi për Krishtlindje është bërë realitet.

Babagjyshi nga qyteti Saint George, Utah, i propozoi për martesë gruas, të cilën e kishte njohur që kur ishte 13-vjeç. Dhe padyshim që përgjigjja e saj ishte ‘po’.

Momenti i propozimit për martesë u kap nga fotografja Alyssa Ence, që po punonte në një festë Krishtlindjesh.

Troy Thode shihet i veshur me kostumin e Babagjyshit duke iu ulur në gjunjë dashurisë së fëmijërisë dhe në dorë mbante unazën e martesës. Ndërsa Cheryl Hawker mbulon fytyrën me duar e emocionuar nga propozimi për martesë.

/Ora News.tv/