E PABESUESHME: Icardi kthehet në Itali? Tani Marotta bën tifo për Juventusin (Motivet)

Shpërthimi i Kean dhe paprekshmëria e Neymar dhe Mbappè e kthen Mauro Icardin në treg, i cili tani ëndërron të kthehet në Itali.

Lajm i mirë – nënvizon Tuttosport –  është edhe për Interin, i cili kishte parashikuar një klauzolë anti-Juventsu (por e vlefshme për të gjithë Serinë A) prej 15 milion eurosh në marrëveshjen me PSG.

Marotta kishte frikë nga aksi Milano-Paris-Torino për Mauro Icardi në të ardhmen e afërt, ndërsa tani janë duke brohoritur pikërisht për këtë mundësi merkatoje.

Interesi i Napolit dhe Romës, por mbi të gjitha opsioni i një shkëmbimi me Dybala, janë muzikë për veshët zikaltër, duke kërkuar oksigjen për arkat e klubit, mundësisht deri më 30 qershor.


Simone Inzaghi infektohet me COVID-19

​FFK mban sot Kuvendin e Rregullt të Punës