E papritur: Çiljeta ndan me ndjekësit momentin kur lindi djali i saj

 

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ndarë me fansat momentin nga spitali kur e solli në jetë djalin e saj.

Mbrëmë (e martë) ishte festë e dyfishtë në familjen Xhilaga pasi Çiljeta dhe djali i saj Fernando kanë festuar ditëlindjet, shkruan lajmi.net.

Duke qenë se kjo ditë ishte e veçantë për të dy, këngëtarja e priti me entuziazëm, kështu duke organizuar një festë.

Por fansat i ka befasuar njëherësh mrekulluar fakti se si Çiljeta ka ndarë me ta momentin nga spitali, atëherë kur erdhi në jetë Fernando.

“Momenti më i lumtur i jetës sime”, ka shkruar ajo pranë disa sekuencave të videos./Lajmi.net/