E pazakontë! Moderatorja merr propozimin më të çuditshëm për martesë

E ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” ishte gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj.

Gjatë bisedës në studio në lidhje me festat e fundvitit dhe dhuratat e ndryshme që të ftuarit kishin marrë, ajo tregoi se ka patur dy momente surprizuese nga bashkëshorti i saj.

“Unë dy herë jam surprizuar nga dhuratat, dhe ato m’i ka bërë bashkëshorti im, Damiano. Një vit më kishte blerë një palë pizhama dhe unë mendova se ishin ato dhurata. Por poshtë kur e hapa pashë telefonin e fundit”, tregoi gazetarja.

“Dhurata e dytë ishte po kështu, që e kam përjetuar shumë si eksperiencë është ajo para disa vitesh. Ne jemi të dy natyra pak neglizhente, me zor u martuam.

Asgjë nuk kemi menduar. Kështu, në 1 vjetorin e martesës më sjell një kuti me muffins. Por poshtë ishin dy unazat e martesës”, ka rrëfyer Dasara, duke treguar propozimin e pazakontë.