E tmerrshme, pastori përdhunoi vajzën e tij 14-vjeçar për gjashtë vite

Pastori i një kishe në New York është akuzuar për abuzimin seksual dhe përdhunimin e vajzës së tij të mitur për 6 vite.

Djali i peshkopit në Kishën Baptiste Progresive të Brownsville në Brooklyn, Matthew Gibson u arrestua të enjten. Ai akuzohet për sulm seksual ndaj vajzës së tij 14-vjeçare.

Abuzimi raportohet se ka ndodhur në kishë që nga viti 2018, pak pasi vdiq nëna e vajzës.

“Ai duhet të kalbet në ferr,”-tha gjyshja e të miturës, Josephine Maples. “Si mund ta bëjë një baba këtë?”

Myia Maples, kunata e vajzës së abuzuar, tha se 14-vjeçarja i rrëfeu abuzimin e të atit javën e kaluar, kur ishte në një moment emocioni.

Maples dhe bashkëshorti i saj kanë pasur kujdestarinë e plotë të vajzës dhe vëllait të saj binjak për 7 vite. Ndërsa Gibson  kishte të drejtë për ti vizituar në fundjavë.

Vëllai i viktimës, rrëfeu se ishte i pranishëm në kishë kur ndodhën rastet e abuzimit seksual ndaj të motrës, por nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte.

“Ai më linte t’i bija daulleve kur kjo gjë ndodhte,”-tha ai një intervistë për NBC New York.

44-vjeçari u arrestua më 10 janar. Kunata e vajzës shprehet se janë përpjekur shumë herë në gjykata që ti japin fund të drejtave të vizitës së Gibson, pas akuzave se si ushtronte dhunë fizike dhe verbale ndaj fëmijëve të tij.

Babai i pastorit, Peshkopi Ben T. Gibson, duhej të mbikëqyrte vizitat e djalit të tij me fëmijët por dështoi, tha Maples.

Kisha është mbyllur përkohësisht dhe ka nisur një hetim për ngjarjen.

/Ora News.tv/