E tùrpshme! Si u përhapen lajme të rréme për vdékjen e Mirush Kabashit….

Për shkàk të çmimit që duan t’i japin vetes si “më e shpejta”, shumë media në Shqipëri príren të gabojnë në raportimet e tyre, që shpesh i bëjnë pa burimet e duhura.

Një gafë mund të konsiderohet kjo e sotmja, kur një lajm i rrémë qarkulloi me shpejtësi në mediat online dhe disa televizione për ndàrjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashit, i cili prej kohësh vuan nga një sëmùndje e réndë.

Ky rezultoi të ishte një ‘fakenews’ pasi gjendja e aktorit të mirënjohur është shumë e mirë dhe për këtë është shprehur edhe vetë Mirush Kabashi.Dëshmi/Mirush Kabashi: Të dashurosh atë që bën – Revista Psikologji

Kabashi tha se shkak për përhapjen e këtij lajmi të rremë ishte deklarata që ai kishte bërë për largimin nga jeta të aktorit Pirro Mani.

Sipas tij kjo deklaratë ishte keqkuptuar nga një mësuese në Shkodër dhe pasi ajo e kishte shpërndarë si lajm, u bë víral në rrjetet sociale.

Pra fatmirësisht aktori i mirënjohur është shëndoshë e mirë dhe lajmet që kanë qarkulluar kanë qenë si pasojë e një keqkuptimi që më pas u bë víral nëpër rrjetet sociale.Aktorit Mirush Kabashi i rritet pensioni shtetëror


Vajza e Niko Peleshit i dedíkon Romeos një tatuazh? (FOTO)

Test: Zgjidhni një yll dhe zbuloni nëse ëndrra juaj do të bëhet realitet