E vutë re? Donaldi këndon këngën që Semi Jaupaj i dedikoi atij dhe Bora Zemanit

Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në programin e sotëm “Më lër të flasë” që shumë pak veta mund ta kenë pikasur. Mesa duket Donaldi nuk mundet asnjë moment mos ta përmendë Borën.

Madje, edhe në momentin kur këndon këngën e Semi Jaupajt “Mos u kthe”. Duhet thënë që kjo këngë është menduar nga shumë si një dedikim për historinë Bora-Donald.

Mirëpo, së fundmi gjatë një skeçi të titulluar “Dubai Porta Potty”, Romeo tha në një sekondë shprehjen: Mos u kthe. Aq deshi Donaldi e menjëherë nisi të këndonte një pjesë nga kënga e Semit, konkretisht vargjet: “Mos u kthe, nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret”.

Panorama Plus shkruan se i vëllai nuk pati asnjë koment.

Kujtojmë që Semi dhe Donaldi qëndronin gjithnjë bashkë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Mirëpo marrëdhënia e tyre ndryshoi pas lidhjes së Donaldit me Beatrix brenda shtëpisë së BBV.

Sonte në “Më lër të flas” ishin të ftuar reperët Mc Kresha dhe Lyrical Son, si dhe modelja bukuroshe Adrola Dushi.

Adrola tha gjatë intervistës se ajo është single, pasi vëllezërit Veshaj e pyetën nëse është në një lidhje me Capital T. “Unë jam në një lidhje me veten time dhe jam shumë e lumtur”, tha ajo.