Edhe në familjen e Shyhrete Behlulit sonte ka festë, ja çfarë kremtohet

 

Engjëllusha Salihu para pak ditëve festoi ditëlindjen e 26-të.

Vajza e këngëtares, Shyhrete Behluli, Engjëllusha Salihu para pak ditëve festoi ditëlindjen por festa nuk ka mbaruar akoma, shkruan lajmi.net.

Ajo sot ka publikuar disa fotografi në InstaStory teksa tregon se edhe sonte është duke e festuar ditëlindjen.

Engji duket mjaft joshëse në një fustan të ngushtë i cili ia vë në pah format trupore dhe është për ta pasur zili.

Përveç kësaj, këngëtares shqiptare ia kanë bërë një tortë me krahë engjulli në të cilën shkruan: “Urime Engjëllushja jonë”. /Lajmi.net/