Einxhel ende në sallën e operacionit, si është gjendja shëndetësore e moderatores?

Einxhel Shkira pësoi një incident të rëndë mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”. Teksa po luante, moderatorja u rrëzua duke lënduar rëndë krahun.

Ndonëse u duk si një incident pa dëme, përfundoi me largimin e përkohshëm të moderatores nga shtëpia dhe një ndërhyrje.

Pasi mori një trajtim nga mjekët brenda shtëpisë së famshme, produksioni njoftoi në mëngjes se Einxhel është dërguar për një trajtim më të specializuar në spital, dhe se i duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje.

News31 ka mësuar se moderatorja po trajtohet në Spitalin Hygeia në kryeqytet, dhe ndërhyrja vazhdon, edhe pse kanë kaluar disa orë.

Burime për News31 kanë thënë se operacioni po shkon mirë, por nuk dihet se kur mund të përfundojë.

Pas ndërhyrjes, banorja e “Big Brother VIP” duhet të qëndrojë nën kujdesin e stafit të spitalit për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Edhe aty, ajo do të jetë nën vëzhgimin e kamerës dhe asistentëve të produksionit.

/News31