Elita e Gjiko e festojnë të ndarë Vitin e ri

Elita Rudi ka festuar ndërrimin e viteve larg Gjikos.

Ajo ka postuar disa imazhe në rrjete sociale, duke treguar se e ka pritur Vitin e Ri në Austri.

Moderatorja në këtë vend është shoqëruar nga nëna e Gjikos, ndërsa përcollën nga afër koncertin e filarmonisë së Vjenës.

‘Filloj vitin e ri në mënyrën më të mirë me koncertin e filarmonisë së Vjenës’, ka shkruar ndër të tjera Elita, duke i uruar të gjithë për vitin e ri.

Në anën tjetër, Gjiko nuk ishte afër saj në këtë vit, pasi ishte i angazhuar në koncerte.