Eliza Dushku shtatzënë, pret fëmijën e miliarderit

 

Eliza Dushku dhe Peter Palandjian janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Aktorja shqiptare Eliza Dushku po e pret fëmijën e bashkëshortit Peter Palandjian, shkruan lajmi.net.

Lajmin e madh e dha nëpërmjet publikimit të disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram në të cilat i shihet barku i rrumbullakosur.

“Ne kemi dashuri për të gjithë”, ka shkruar Eliz pranë fotos tek e cila ka pranuar urime të shumta.

Kujtojmë se burri i saj është një biznesmen multi-miliarder i cili merret me patundshmëri. Vetëm një prej kompanive të tij, Intercontinental Real Estate Corporation ka vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh, trefishi i buxhetit vjetor të Kosovës.

Ai është 16 vite më i madh në moshë se Eliza dhe ka origjinë nga Armenia, vend nga i cili familja e tij u zhvendos për një jetë më të mirë në SHBA, dekada më parë./Lajmi.net/