Elvana Gjata tregon momentin më të sikletshëm në film me Ermalin

 

Ditën e sotme është premiera e komedisë ‘2 Gisht Mjaltë’, me aktorë protagonistë dy personazhe shumë të dashur si Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata. Kjo premierë ka bërë bashkë personazhe publikë shumë të njohur, biznesmenë, por jo vetëm.

Në sallë nuk ka munguar as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. Ka qenë Ermali ai i cili ka hapur eventin duke mbajtur një fjalim falënderues për të gjithë të pranishmit. “Ju falenderoj të gjithëve që jeni këtu në emër të gjithë stafit realizues dhe sigurisht në emër të gjithë aktorëve.

Do t’ju them shumë shkurt që ky film filloi nga një fjali e shkëputur pa lidhje në një nga darkat e mia me Elvanën dhe kaq duhej që të fillonte skenari i një filmi. Ky është një prodhim i ‘MamaqiProduction’, skenarist Ermal Mamaqi dhe skenaristi i emisionit më të mrekullueshëm që shihni ndonjëherë ‘Xing me ermalin’ që është Besjon Mustafai”, u shpreh moderatori i njohur.

Ndërsa Elvana Gjata shtoi se ndihet shumë me fat që ka punuar krah mikut të saj më të mirë dhe ka theksuar se ndër momentet më të sikletshme për të ka qenë puthja në film me shokun e saj të ngushtë.

Kujtojmë se miqësia e Ermalit dhe Elvanës ka nisur shumë vite më parë dhe sot ata ndajnë krahë njëri-tjetrin momentet më të suksesshme.