Emri i ish të dashurës së Prince William zë vend në librin e familjes mbretërore

Emri i ish të dashurës së Prince William zë vend në librin e familjes mbretërore

 

Para se të njihej me Kate, Prince William në të kaluarën ishte i dashuruar kokë e këmbë në dikë tjetër.

Princi William nuk ishte edhe shumë i rehatshëm në të kaluarën sa i përket jetës sentimentale, shkruan lajmi.net.

Ai, para se të njihej me Kate, ka qenë kokë e këmbë i dashuruar në dikë tjetër prandaj emri i saj sot gjendet në librin më të ri të familjes mbretërore.

Arabella Musgrave ishte emri i vajzës pas të cilës po ‘çmendej’ William deri në momentin kur u takua me Kate dhe familja e tij u munduan deri e bindën që të dalë me të pasi e shihnin si një nuse të denjë për familjen mbretërore.

Në libër shkruhet se Arabella ishte një vajzë e hijshme dhe shumë e bukur, prandaj edhe William u dashurua me të. Dyshja kalonin së bashku një pjesë të mirë të kohës dhe preferonin më shumë të dilnin në ambiente të qeta për të shkëmbyer biseda romantike.

Sot të dy janë me partner të ndryshëm dhe duket mjaft të lumtur./Lajmi.net/