Ëndërronte të bëhej peshkatar, sot njihet si vrasës i më shumë se 500 personave

Sulmuesi më vdekjeprurës në botë, i cili ka vrarë më shumë se 500 viktima ka folur për veten si një vrasës profesionist. Në fakt, ëndrra e tij ishte të bëhej peshkatar në pyllin e Brazilit, por gjërat ndryshuan rrugës.
Julio Santana, tani 64-vjeçar, i cili ka ndaluar numërimin e numrit të njerëzve që kishte vrarë kur arriti në 492. Ai ka marrë jetën e njerëzve për synime politike, minatorët e arit dhe bashkëshortët mashtrues.
Karriera e errët dhe e rrezikshme e Santanës, e cila erdhi si libri ‘Emri i vdekjes’ nga gazetari brazilian i vlerësuar me çmime Klester Cavalcanti, hedh një vështrim në historinë e zymtë të Santanës.
Duke folur për “The New York Post” Santana që nuk bën më vrasje, përshkroi se si mbante shënime të përpikta për çdo vrasje që ai kishte bërë së bashku me informacionin se kush e kishte punësuar atë dhe sa ishte paguar për kryerjen e veprimeve të errëta .
“Nuk më pëlqen të mendoj më për të. Ajo pjesë e jetës time ka përfunduar. Unë kam besuar gjithmonë në Zot. Zoti më ka dhënë fuqinë që ti jap fund asaj pune. E di se ajo cfarë kam bërë është e gabuar”, tha Santana duke pranuar vrasjet që ka kryer ndër vite.
/Ora News.tv/