Eni Koçi e tepron edhe me fotoshop

Këngëtarja e cila ka qenë mjaft aktive këtë vit me disa projekte muzikore, Eni Koçi nuk i ka lënë anash postime në rrjetet sociale.

E njohur edhe për linjat e saj seksi, Eni këtë herë ka treguar procedurën e mirëmbajtjes së fytyrës, shkruan Indeksonline.

Fytyra e këngëtares bënte dritë në fotografin e publikuar derisa ajo ngjante me një kukull barbie.

Por, Eni edhe këtë herë e ka tepruar me fototshop dukem e bërë fytyrën ti duket si e ngrirë.

Ndryshe, këtë vit Eni ishte mjaft e komentuar edhe për jetën personale dhe lidhjen me reperin, Genc Prelvukaj.