Eni Koçi me bashkëpunim surprizë

Eni Koçi u ka dhënë fansave lajmin e shumëpritur.

Derisa po shijon suksesin e projeteve të publikuara së fundi, shumica bashkëpunime, Eni Koçi po punon për këngën e re e cila po ashtu do të jetë duet, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e ka zgjedhur llogarinë e saj në Instagram për t’i njoftuar fansat se shumë shpejtë do të vijë me këngë të re dhe se do të jetë një bashkëpunim surprizë.

“Gati për këngën e radhës. Është bashkëpunim super surprizë” ka shkruar Eni në Instastory.