Era Istrefi me ‘selfie’ joshëse para pasqyrës

 

Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit një fotografi atraktive në rrjete sociale.

Era Istrefi ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet me një veshje shumëngjyrëshe, shkruan lajmi.net.

Në bluzën e shkurtër, këngëtarja kishte vënë në pah belin e sheshtë, kurse ka befasuar me mbishkrimin.

“Nuk ka kthim mrapa”, janë fjalët e Erës sipër fotografisë.

Kujtojmë që Era Istrefi këto ditë po punon në finalizimin e projektit të saj më të ri, të cilin e sjell të shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/