Lajme

Eros Grezda dhe Ajsel Abazi bëhen prindër për herë të parë, futbollisti poston foton e ëmbël

Eros Grezda bëhet baba për herë të parë. Lajmin “e ëmbël” e ka bërë të ditur pak minuta më parë vetë futbollisti përmes një postimi në Instagram.

Ai dhe bashkëshortja e tij Ajsel Abazi janë bekuar me një djalë të cilin e kanë quajtur Kian.

“Mirë se erdhe i vogli jonë,bebi Kian. Të duam shumë”- ka shkruar Grezda. Vetëm pak muaj më parë futbollisti i njohur kurorëzoi dashurinë me martesë me këngëtaren shqiptare Ajsel Abazi.

TS Poll - Loading poll ...
View this post on Instagram

A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda)

Më herët ai publikoi një fotografi të përbashkët me gruan e tij në Instagram, ku shfaqej duke mbajtur me duar barkun e saj të rrumbullakosur. “Mezi pres që të takoj”,- shkruante Grezda në mbishkrimin e fotos.