Është pjesë e grupit ‘OTR’ por Oriola Marashi pëlqen këtë reper të famshëm shqiptar

Oriola Marashi tash e një kohë është pjesë e OTR-së.

Modelja nga Shqipëria, Oriola Marashi tashmë është bërë e ditur se është pjesë e grupit të Noizyt, OTR, shkruan lajmi.net.

Por duket se ajo pëlqen reperin, Labinot Gashi i cili jeton dhe vepron në Amerikë pasi ka shpërndarë këngën e tij në rrjetet sociale.

“Gashi, shqiptarët mbizotërojnë industrinë muzikore”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Nga ana tjetër, Marashi ka paralajmëruar se do të hyjë në muzikë por ende nuk ka sjell ndonjë gjë të re. /Lajmi.net/