Evra e konfirmon: Nuk ka gjasa që Pogba të rinovojë me Manchester United

Gjatë një interviste të dhënë për L’Equipe, Patrice Evra foli edhe për Paul Pogba, duke dhënë lajme të rëndësishme për të ardhmen e mesfushorit të Manchester United, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit. Sipas ish-mbrojtësit të krahut, Pogba vështirë se do të rinovojë:

“Situata është e ndërlikuar. Paul nuk ndihet i dashuruar në Angli, veçanërisht nga ish-lojtarët. Shumë argumentojnë se ai mund të bënte më shumë, por ajo që unë shoh është kryesisht një kritizëm i tepruar ndaj gjërave si prerja e flokëve apo rrobat e tij. Thuajse duket sikur njerëzit mezi presin t’i thonë: kur do të thyesh qafën. Kur luan me kombëtaren franceze është top-lojtar, më pas, kur të kthehet në Manchester fillojnë sërish problemet”.


Euro në rritje gjatë janarit, arrin nivelin më të lartë në dy muaj

“Inter 2025”; rinovime dhe 4 goditje. Zhang dëshiron të hapë një cikël