Familja inkurajon mamanë gjatë lindjes, shikoni videon

Një çift i Teksasit këndoi ndërsa ishte në dhomën e lindjes, duke pritur që fëmija i tretë të lindte.

Për nënat e tjera kjo gjë mund të jetë e çuditshme, por në këtë rast burri dhe gruaja janë të dy artistë, ata u takuan në skenë dhe kishin të njëjtin pasion për muzikën.

Pikërisht për shkak të prirjes së tyre, nëna në momentet më të vështira të lindjes kërkon pak nxitje muzikore dhe burri i saj fillon të këndojë “Push it” shtyje  nga Salt-N-Pepa a cappella.

Siç raportohet nga gruaja, foshnja lindi disa minuta më vonë dhe të dy shpresojnë që ajo të trashëgoi ” genin e muzikës”.

Loading poll ...

/Ora News.tv/