“Fansja e flaktë”, bën tatuazh këtë këngë të Ledrit!

Është i rrethuar nga një numër i madhë i fansave si në trojet shqiptare ashtu edhe anë kënd botës.

Bëhet fjalë për reperin e njohur, Ledrin Vulaj, ku shihet se simpatia e fansave të tij di të kalojë edhe në një nivel tjetër.

E kush më së miri e dëshmon këtë, se sa rasti i fundit që shokoi jo vetëm Ledrin por të gjithë.

Bëhet fjalë për një fans të “flaktë”, ku kishte bërë tatuazh disa fjalë nga kënga e Ledri Vulës “1 gotë për ty”.

Ishte Ledri ai i cili e bëri publike këtë veprim, e që dukej tejet i habitur, për të cilin padyshim u shpreh shumë falënderues. /Kosovarja/