Farmacia në shtëpi: Mbillni rozmarinë në ballkon dhe mësoni të gjitha mënyrat si mund ta përdorni

Rozmarina është bimë shumëvjeçare me gjethe të holla, të forta e të përthyera paksa në qendër. Në pjesën e sipërme një e gjelbër e shndritshme ndërsa në të poshtmen është e bardhë në gri. Lulet ngjyrë blu çelin nga janari deri në maj. Degët e gjethet nisin të mblidhen që nga janari, përgjatë gjithë verës e deri në maj.

Prandaj edhe e shohim rozmarinën shpesh të pranishme në tregun e fshatarëve, në këto kohë. Është stimulues në raste lodhjeje të madhe dhe stresi. Ndihmon në rastet kur tretja është e ngadaltë. Lehtëson kolesterolin si dhe ndihmon shumë në problemet e mëlçisë. Parandalon shfaqjen e dhimbjeve men.struale si dhe i lehtëson ato.

Përdorimin më të shpejtë të rozmarinës, së paku në Shqipëri, e gjejmë te tavat me patate por në fakt janë të shumta recetat ku mund të përdoret, sidomos te mishi i kuq dhe i bardhë, për t’i aromatizuar. Një degë rozmarine mund ta fusni në një shishe vaji për t’i dhënë aromë e ta përdorni nëpër sallatra të ndryshme.

Më poshtë do të njiheni edhe me disa nga përdorimet e rozmarinës dhe vetitë kurative të kësaj bime.

1. Tera.peutike

Vaji esencial i rozmarinë ka aromë shumë ndjellëse, qetësues, tonik, antiseptik, ndihmon tretjen e ushqimit dhe përdoret si deodorant. Gjithashtu rekomandohet dhe për ftohjen, bronkit, gripin dhe kollën

2. Produkte kozmetike

Vaji esencial është shpesh i pranishëm në shampot e kokes apo trupit, sepse jep energji dhe vitalitet për trupin dhe flokët. Rozmarina pastron zbokthin dhe përdoret tek produktet për fytyrën.

3. Rrit përqendrim dhe jep energji

Studimet e kryera në vitin 2003 dhe në vitin 2012 kanë konfirmuar se vaji esencial i rozmarinë lehtëson përqendrimin dhe rrit kujtesën gjatë studimit ose punës. Gjithashtu ka efekt qetësues për dhi.mbjet muskulare .Në rast lodhje, dobësie, ose stresi, vendosni vetëm dy pika tek kyçet e duarve ose nën hundë. Efekti do të jetë pothuajse i menjëhershëm. 

Shmangni përdorimin e rozmarinës gjate shta.tzënisë dhe mos përdoret nga pacientët me hipertension dhe ju lutemi mos harroni te na ndihmoni te mirmbajme faqen vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE .