Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë pjesë e ceremonisë së nderimit të ish-ministres së Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, me titullin “Doctor Honoris Causa”, titull ky i akorduar nga Universiteti i Tiranës.
Kryeministri e ka cilësuar Mogherinin si një mike të madhe të Shqipërisë. Ai deklaroi se dhënia e këtij titulli nga Universiteti i Tiranës është një gjest kuptimplotë.
Ndër të tjera, Rama tha se ish-ministrja italiane është ndër të paktat personalitete përfaqësuese të botës europiane që kanë pasur të bëjnë me rajonin dhe Shqipërinë dhe që e kanë bërë këtë detyrë, më shumë sesa si një detyrë.