Fero dhe Arbenita po martohen? E zbulon me këtë detaj modelja shqiptare

Reperi, Fero dhe e dashura e tij, Arbenita Ismajli janë një nga çiftet më të përfolura në showbizzin shqiptar.
Çifti shpesh përfliten për raportin që kanë, madje edhe për komentet interesante që i japin njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, ata u komentuan edhe për një ndarje në mes tyre pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.
Por, siç duket gjërat janë bërë edhe më serioze.
Modelja ka hedhur një imazh me fustan të bardhë e cila thotë se është gati për tu bërë nuse. “Nuse të bëhem”, ka shkruar ajo.
Mbase është një nga planet e modeles?! /Lajmi.net/