Festë si kjo, familja Kardashian kremtuan bashkë me këta emra të njohur

Familja Karashian mbrëmë festuan në mënyrë të veçantë Krishtlindjen, në një ambient ku mbizotëronte ngjyra e bardhë.

Kim Kardashian dhe Kendall Jenner përmes rrjeteve sociale kanë sjellë disa momente nga festa e mbrëmshme, shkruan lajmi.net.

Ata kremtuan në një ambient të veçantë, e gjithë familja në një vend, kurse përveç tyre të pranishëm ishin edhe emra të njohur të shoubizit.

Për argëtimin e tyre u kujdes John Legend, kurse mysafir ishin Jennifer Lopez me partnerin e saj Alex Rodriguez, Paris Hilton, e shumë të tjerë.

Kim, Kendall, Khloe dhe motrat e tjera të tyre, dukeshin tejet joshëse teksa po festonin duke u argëtuar në maksimum. /Lajmi.net/