Feston 18-vjetorin me parashutë, vajza hidhet drejt vdekjes

 

Një vajzë vendosi të festonte 18-vjetorin duke u hedhur me parashutë por nuk ia kishte marrë kurrë mendja se gjithçka do kthehej në tragjedi.

Adoleshentja u hodh drejt vdekjes, së bashku me instruktorin e saj, pasi parashuta e tyre dështoi të hapej.

Vanessa Ivonne Melendez Cardenas sapo kishte mbushur 18-vjeç të dielën dhe vendosi ta festonte duke u hedhur me parashutë nga lartësia 1.300 metra mbi Tequesquitengo, në Morelos, Meksikë.

Video e filmuar nga toka tregon nxënësen e shkollës së mesme dhe instruktorin e saj Mauricio Gutierrez Castillo, 34 vjeç, duke zbritur me shpejtësi nga qielli.

Por parashuta nuk funksiononi siç duhet dhe dy të rinjtë ranë drejt vdekjes.

Autoritetet gjetën trupat e Melendez Cardenas dhe Gutiérrez Castillo në një fushë bari.

Kompania meksikane që organizoi hedhjen këmbëngul që rënia fatale nuk ishte aksident i shkaktuar nga parashuta.

Jorge Gaitan, drejtori i Albatros Parachuting, tha se ishte shkaktuar nga një prej dy viktimave.

/Ora News.tv/