Filmoi të dashurën duke vdekur pasi i dha drogë

 

Një burrë ka filmuar të dashurën e tij ndërsa vdiste në agoni pasi i dha drogë të klasit A.

Louella Fletcher-Michie, vajza aktorit John Michie, u gjet e vdekur në pyll, në vendin ku u mbajt Bestival në Dorset në vitin 2017.

Ceon Broughton mohoi në gjykatë vrasjen e 24-vjeçares dhe akuzën se i dha drogë.

Në Gjykatën Winchester u dëgjua nga gjyqtarët se 29-vjeçari filmoi Fletcher-Michie ndërsa ishte e sëmurë rëndë.

William Mousleyi tha gjykatës se i pandehuri i dha të dashurës drogë të klasit A, 2CP  kur ishin në eventin e Bestival në Lulworth Castle.

“Ai nuk donte ta dëmtonte dhe Louella e mori me dëshirë drogën, që i dha një efekt të tmerrshëm,”-tha ai.

Mousley shtoi se Fletcher-Michie vdiq pas një “periudhe të gjatë vuajtje”.

Ndërsa i tha gjykatës se Broughton  vazhdoi ta filmonte për disa orë.

Në videon e paraqitur në gjykatë, Fletcher-Michie i përsërit në mënyrë të vazhdueshme 29-vjeçarit që të telefonojë nënën e saj, por ai i thotë të largojë telefonin.

Carol Fletcher-Michie foli me vajzën e saj më vonë dhe ajo u shqetësua pasi e dëgjoi duke qarë.

Prindërit e 24-vjeçares u nisën menjëherë drejt festivalit, tha prokurori.

“Dështimi i tij për ti dhënë ndihmën Fletcher-Michie, që mund ti kishte shpëtuar jetën, u bën për shkak të egoizmit dhe se donte të mbronte veten,“-shtoi Mousley. “Po ta bënte këtë ai e dinte se do arrestohet dhe do ndiqej penalisht për një vepër penale të dënueshme me burg. Dështimi për të vepruar ishte shkaku kryesor i vdekjes së vajzës.”


/Ora News.tv/