Fiton 1 milionë dollarë në lotari sepse nëna e saj ishte në gjumë

 

Loading poll ...

Një grua fitoi 1 milion dollarë në lotari, falë nënës së saj.

Lourell Leak, nga Karolina e Jugut tha se kur nëna e saj ishte në gjumë, përfitoi nga rasti të blinte një biletë 20 dollarë për lotarinë 100X The Cash.

Ajo mendoi se do fitonte 20 apo 30 dollarë.

Por në fakt fitoi 1 milionë dollarë. “Jam shumë e lumtur që nëna ime po flinte pasi ajo kurrë nuk do më kishte lejuar të blija biletën dhe s’do e kisha fituar çmimin,”-tha Leak.

Tani gruaja po planifikon të ndihmojnë vajzën dhe mbesën e saj me paratë e fituara.

/Ora News.tv/