Fjalët e Stines për bashkëshorten pak ditë para se të njoftonte për ndarjen

  Stine sot tregoi se u nda nga bashkëshortja mirëpo në vazhdim ju sjellim fjalët e tij për për të javë më parë në ‘Mirage’.      

Stine gjatë ditës së sotme i ka njoftuar ndjekësit në Instagram dhe martesa e tij ka marrë fund.

Këtë e bëri nëpërmjet postimit të një fotografie të saj pranë të cilës i ka shkruar edhe disa fjalë zemre duke i dëshiruar gjitha të mirat, shkruan lajmi.net.

‘’Edhe pse fundvit, gjej lartesine shpirterore per te falenderuar cdo moment te bukur dhe te veshtire te kaluar sebashku! Kam bindjen e plote se do funksiojme me mire pa njeri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundesine me mijera here per te kaluar barrierat e jetes, por ndonjehere gjerat nuk shkojne ashtu sic ne i mendojme! Keshtu qe nuk mbetet tjeter , vecse te te uroj cdo te mire te mundshme tani e tutje!.’’, ishin fjalët e tij.

Duke pasur parasysh se shpesh kemi hasur në postime të ngjashme dhe të bëra nga persona anonim të cilët i kanë hakuar llogaritë emrave të njohur të estradës, lajmi.net e ka kontaktuar Stinen i cili e ka konfirmuar se postimin e ka bërë ai dhe i ka dhënë fund martesës.

Ai nuk ishte në gjendje të komentoj tutje mirëpo i pyetur nëse ka hapësirë për t’u pajtuar tha se nuk e beson një gjë të tillë.

Por, para ndarjes ai ka realizuar një intervistë për ‘Mirage’ ku ka folur po ashtu për gruan e tij dhe raportet e tyre.

Ju që nuk e keni parë intervistën, kuptojeni se çfarë tha ai në videon që ju sjellim në vazhdim./Lajmi.net/