Fotografi të rralla që tregojnë se si e formëson uji Tokën

Një set i rrallë fotografik tregon një pamje të re të Tokës, të cilën nuk e keni parë më herët.

I quajtur “Water.Shapes.Earth”, që në gjuhën shqipe nënkupton “formësimi i Tokës nga uji”, projekti i fotografit Milan Radisics kap fotografi të ujit direkt nga një përspektiva e aeroplanit.

Radiscs thotë se projekti “i kthen rrugët ujore meandre në të gjithë botën në pamje mahnitëse, që krijon kufirin ndërmjet abstraktes dhe dokumentarit”, transmeton lajmi.net.

“Uji përbën pjesën më të madhe të Tokës, duke formësuar planetin dhe jetën në të në shumë mënyra”, thotë ai.

“Kur shihet nga lart, rrugët ujore mund të krijojnë imazhe mahnitëse, të papara më parë”.

T’i ndjekim fotografitë.