Fotografi të rralla, Rita Ora me motrën kur ishin të vogla

 

Rita Ora sot është ndër artistet shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Vera Ora, nëna e Ritës, përmes rrjeteve sociale ka publikuar disa imazhe të rralla të dy vajzave të saj, shkruan lajmi.net.

Në fotografitë e shkrepura vite më parë, Rita dhe Elena shihen veshur me veshje të balerinave teksa kishin një performancë.

“Rita Ora, Elena Ora në ditën e performancës së baletit! Besoj se ëndrrat janë dhënë për një arsye. Ju dua qershiat e mia”, ka shkruar Vera.

Për ndryshe, Rita aktualisht është e angazhuar me turneun e koncerteve në botë. /Lajmi.net/