Fryrja e trupit nga mbledhja e uji, receta shkarkuese nga qepa (9 kura)

Njihuni me 9 formulat bimore që heqin ujin dhe lëngjet e tepërta nga organizmi, duke ju çliruar njëherë e mirë nga fryrjet e sikletshme

Loading poll ...

A e gjeni shpesh veten duke u ankuar: “Ndihem me të vërtetë i/e fryrë” ose “Këmbët e mia janë kaq të fryra, nuk mund të fus këmbët në këpucë”?

Ju ndoshta keni një gjendje të njohur si edemë në terma mjekësorë, ose më shpesh të quajtur mbajtja e ujit ose e lëngjeve.

Kjo i referohet akumulimit të tepërt të lëngjeve në indet e trupit.

Shpesh ndodh në këmbë dhe në gishtat e këmbëve, por mund të ndikojë edhe në pjesë të tjera të trupit.

Mund të shkaktohet nga faktorë si konsumimi i lartë i natriumit, qarkullimi i dobët i gjakut, mungesa e stërvitjes, mungesa e vitaminave, pamjaftueshmëria venoze (problemi me rrjedhën e gjakut nga venat në këmbë e në zemër), stresi, shtatzënia, menstruacioni, moti i nxehtë, ekspozimi ndaj lartësive të larta, alergjive, presionit të lartë të gjakut, problemeve të zemrës, problemeve të veshkave, sëmundjeve kronike të mushkërive, sëmundjeve të mëlçisë, çrregullimeve të tiroides, medikamenteve të caktuara.

Mbajtja e ujit zakonisht shkakton ënjtje dhe fryrje në pjesët e prekura të trupit.

Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në nyje, ndryshime në peshë, ndjesi fryrjeje dhe rritje të presionit të gjakut dhe rahjes së pulsit.

Ja 10 metodat shtëpiake që ju rekomandojnë ekspertët e gazetës “Super Shëndeti”…

1. QEPA

Qepët kanë përfitime pastrimi diuretik dhe të gjakut.

Gjithashtu do të parandalojë formimin e gurëve të veshkave.

– Zieni disa qepë të freskëta në katër gota uji.

Shtoni pak kripë Himalaje për shije (por edhe se vepron si diuretike) dhe pastaj kullojeni atë.

Pini dy ose tri gota në ditë për disa ditë.

Përveç saj, ju mund të provoni të hani më shumë ushqime diuretike, siç janë lakra, tranguj, perime me fletë jeshile, selino, banane, ananas dhe shalqi.

Gjithashtu, pini shumë ujë gjatë gjithë ditës (trupi fillon të mbajë ujë kur është i dehidruar), kufizoni marrjen tuaj të kripës së zakonshme, pini më pak alkool dhe ushtrohuni rregullisht.

Gjithashtu, pini çajrat apo lëngjet që ju rekomandojmë më poshtë, por jo të gjitha kurat përnjëherë.

Zgjidhni 1 ose 2 prej tyre, cilën keni më për mbarë…

2. LULERADHIQJA

Një studim i vitit 2009 i botuar në “Journal of Alternative and Complementary Medicine” tregoi se luleradhina ka efekt diuretik.

Kjo e bën atë një zgjidhje perfekte për heqjen e ujit të tepërt nga trupi juaj.

Është gjithashtu e pasur me kalium, i cili ndihmon në zvogëlimin e niveleve të natriumit në trup.

Për më tepër, duke qenë i pasur me magnez, është shumë e mirë për lehtësimin e fryrjes para menstruacioneve.

– Hidhni një lugë çaji luleradhiqe të thata, në një gotë me ujë të nxehtë, për rreth 10 minuta.

Kullojeni dhe pijeni këtë çaj, deri në tre herë në ditë.

– Ju gjithashtu mund të merrni tretësirë luleradhine të gatshme në farmaci ose shtesa (500 mg një deri në tre herë në ditë).

3. MAJDANOZI

Ashtu si luleradhiqja, majdanozi gjithashtu ka veti të shkëlqyera diuretike.

– Përgatisni çajin e majdanozit, duke vënë dy lugë çaji gjethe të thata majdanoz, në një gotë me ujë të valë.

Lëreni për 10 minuta.

Pijeni atë deri në tre herë në ditë.

– Ju gjithashtu mund të pini një përzierje me lëng të freskët majdanozi dhe lëng limoni.

4. LËNG LIMONI

Lëngu i limonit ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga trupi juaj.

– Përzieni dy lugë lëng limoni, në një gotë me ujë të ngrohtë.

Ju gjithashtu mund ta ëmbëlsoni atë me mjaltë.

Pijeni këtë ilaç natyral, një herë në ditë, për disa ditë ose derisa të shihni përmirësim.

5. FARAT E KOPRËS

Studimet kanë treguar se kopra vepron si një diuretik dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të natriumit dhe ujit nga veshkat.

Gjithashtu parandalon formimin e toksinave në trup, ndihmon tretjen dhe lehtëson gazrat.

– Vendosni një lugë çaji me fara kopre, në një gotë me ujë të nxehtë.

Lëreni për 10 minuta, pastaj kullojeni atë.

Pijeni këtë çaj tri herë në ditë, derisa të shihni përmirësim.

6. HITHRA

Duke qenë një diuretik natyral, hithra punon mirë për të parandaluar dhe zvogëluar mbajtjen e ujit.

– Vloni një gotë me ujë të përzier me një lugë çaji pluhur të rrënjës së hithrës.

Lëreni për rreth 10 minuta.

Pijeni këtë çaj tri herë në ditë, derisa të shihni përmirësim.

7. LËNG BORONICE

Lëngu i boronicës është një tjetër ilaç shtëpiak i përhapur për të kuruar mbajtjen e lëngjeve, për shkak të vetive diuretike.

Është gjithashtu i pasur me minerale si magnez, kalium dhe kalcium që ndihmojnë në mbajtjen e balancës së duhur të lëngjeve.

– Pra, pini një filxhan lëng boronice të pasheqerosur çdo ditë për lehtësim.

Ju gjithashtu mund të merrni pilula me boronicë.

8. UTHULL MOLLE

Uthulla e mollës lehtëson enjtjen e ujit dhe fryrjen, duke e rimbushur kaliumin në trup, për të ndihmuar në reduktimin e niveleve të natriumit.

– Shtoni një lugë çaji uthull molle, në një gotë me ujë.

Pijeni dy herë në ditë.

Ju mund të rrisni dozën e uthullës së mollës, deri në dy lugë për çdo gotë.

– Nëse keni grumbullim të lëngjëve në këmbët tuaja, ju mund të zhysni këmbët tuaja në një banjë të ngrohtë të bërë nga pjesë të barabarta të uthullës të mollës dhe ujit të ngrohtë për rreth 10 minuta.

Gjithashtu do të largojë erën e këmbës.

9. KRIPA EPSOM

Një banjë në vaskë me kripë Epsom mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe mbajtjen e ujit dhe barkun e fryrë, përmes osmozës së kundërt.

Ajo nxjerr lëngjet të tepërta dhe toksinat nga trupi juaj.

Banja relaksuese gjithashtu lehtëson muskujt e lënduar dhe qetëson nervat.

– Përzieni dy gota kripë Epsom, në ujin e ngrohtë të vaskës.

Zhytuni në të për rreth 15 minuta. Përsëriteni deri në tre herë në javë. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .